EMRI/ Italia dëbon biznesmenin shqiptar: I padëshiruar dhe me rrezikshmëri shoqërore

Shqipëria

EMRI/ Italia dëbon biznesmenin shqiptar: I padëshiruar dhe me rrezikshmëri shoqërore

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 18:00
Gëzim Sallaku

Italia dëbon biznesmenin shqiptar nga Durrësi Gëzim Sallaku, pas një dekreti dëbimi të lëshuar nga Selia e Policisë në Brescia. Sipërmarrësi me origjinë shqiptare Gëzim Sallaku, ish-pronar i Darfo Calcio me banim në një vilë në Sale Marasino, pronar i restoranteve dhe hoteleve në Valcamonica dhe në Liqenin Iseo, u dëbua të enjten në mbrëmje.

Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se shqiptari u dëbua nga Italia si “person i padëshiruar dhe me rrezikshmëri shoqërore”.

Sallaku u përpoq të kundërshtonte dëbimin, por gjykatësi refuzoi ankesën, duke vulosur urdhrin.

Arsyet e dëbimit janë dy; Sallaku nuk kishte leje qëndrimi të ligjshme dhe për problemet me drejtësinë italiane. Nga viti 2002 deri në 2017 ai është arrestuar dhe dënuar për disa vepra penale, nga vjedhje, mashtrim dhe evazion fiskal.

Gëzim Sallaku së bashku me 4 vëllezërit është arrestuar në 2018 për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.  Ata u arrestuan pas një operacioni anti-drogë që u finalizua me arrestimin e 22 personave. Biznesmeni Gëzim Sallaku dhe dy vëllezërit e tij, Gazmir dhe Isuf Sallaku, u liruan më pas nga burgu. Ndërsa vëllai i tretë i Gëzimit, Taukant Sallaku vijon të mbetet i burgosur nën akuzën e përfshirjes në një organizatë narkotrafikantësh dhe armëmbajtjes pa leje.

“Tani prokurori i ka dhënë fund një historie të gjatë. Gëzim Sallaku u dërgua në Shqipëri” mbyllet shkrimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat