Theu rregullat anti-Covid, gjobitet me 50 milionë lekë kreun i PD-së në Kukës

Shqipëria

Theu rregullat anti-Covid, gjobitet me 50 milionë lekë kreun i PD-së në Kukës

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 00:47
Arif Rexhmati

Policia e Shtetit ka gjobitur mbrëmjen e sotme kreun e Partisë Demokratike në qarkun e Kukësit, Arif Rexhmati.

Rexhmati ka marrë një masë administrative prej 50 milionë lekësh të vjetra për thyerje të rregullave të pandemisë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Rexhmati në një postim në Facebook ku shkruan se kjo masë ndaj tij është marrë pa asnjë provë.

“Jo vetem qe masa administrative eshte e absurde, pa asnje baze dhe prove te konstatuar ligjerisht, por jane edhe te manget ne njohurite e hartimit te nje shkrese zyrtare: Per “denimin” tim duhet te ankohet pronari i lokalit qe kam pire kafe une!!! Ah se per pak harrova , edhe ankesen kunder ketij vendimi absurd nuk ta mbajne, se nuk kane personel, ndaj jemi te detyruar ta leme tek sporteli i pritjes se qytetareve tek DVP Kukes”, shkruan kreu i PD në Kukës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat