Ish-shefi i Infektivit vdiq nga COVID, shpërthen Minarolli: Nuk iu gjet një shtrat në spitalin ku punoi gjysmë shekulli

Shqipëria

Ish-shefi i Infektivit vdiq nga COVID, shpërthen Minarolli: Nuk iu gjet një shtrat në spitalin ku punoi gjysmë shekulli

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Vili Minarolli, i cili pak ditë më parë humbi vëllain si pasojë e infektimit nga COVID-19, ka reaguar në lidhje me vdekjen e mjekut dhe ish-shefit të Infektivit, Petro Shamo.

Teksa shprehet se e ka pasur shok fëmijërie dhe gjimnazi, Minarolli e cilëson atë si një person të cilin ai e përkufizon si gojë ëmbël dhe të dashur që e donin të gjithë.

Në një postim të gjatë në facebook, ish-deputeti thotë se Shanos nuk iu gjend një vend në spitalin ku punoi për rreth gjsmë shekulli.

Postimi i plotë

Tani asnje nuk ka te drejte te ankohet per trajtimin ne spitalin infektiv te QSUT.

Nga statusi i nje mjeku, mesova se sot ka ndrruar jete nga Covid 19 nje mjek qe eshte nga pionieret e spitalit infektiv , qe punoi gati nje gjysem shekullin ne ate spital dhe koleget e tij , ndoshta ata qe e mesuan profesionin prej tij ,7nuk i gjeten nje shtrat ne ate spital per te perfituar kete rradhe nje trajtim mjeksor si te gjithe qytetaret e tjere.

Dr. Petro Shano, qe koleget, ne ish shoket e tij te femijerise dhe te shkolles dhe te shkolles te mesme, ish studentet e specializante dhe mijra e mijra paciente te tij e njihnin me emrin Dr. Peco ka ndrruar jete pa ia bere te mundur nje shtrat ne ate spital ku dha shumicen e viteve te jetes, djersen , mundin, perkushtimin per te shpetuar jeten e pacienteve, ku mori vetem mirenjohje dhe respektinn e pacienteve por edhe te personelit te spitalit.

Pecua, shoku im i gjimnazit ndrroi jete nga Covidi, Pecua qe e donim te gjithe, i mire, goje embel, i dashur, i respektueshem, i papertueshem,qe i gjendej cdo njeriu ne nevoje, prej disa viteve ishte ne pension. Jam i bindur qe per Pecon ashtu si per shumicen tone nuk u njohen fjalet rrushfet e korrupsion qe sot jane me te perdorshmet ne fjalorin e perditshem .E ndoshta gjate ketyre viteve ne ate spital, muret e te cilit ende e therrasin emrin e tij, mund te kene ardhur kolege,per te cilet historia e ketij spitali fillon me ardhjen e tyre. Dhe ata qe drejtojne e matin punen e tyre me spetaklet qe organizojne per te kenaqur shefat e tyre te medhenj.

Te dashur familjare te ish apo qe jane aktualisht paciente te spitalit infektiv, mos u ankoni per trajtimin ndaj te afermeve tuaj. Tani ata kane nje justifikim te madh: Nuk keni goje te flisni, kur nuk beme asgje per ate qe shkriu jeten ne kete spital, per Dr. Petro Shanon qe te gjithe e therrisnin me dashuri, respekt dhe mirenjohje, Dr. Peco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat