Hajdari: Rama do të jetë sultan, Basha shpall armiq bashkëpunëtorët/ Ruçi: S’the asgjë në lidhje me temën

Shqipëria

Hajdari: Rama do të jetë sultan, Basha shpall armiq bashkëpunëtorët/ Ruçi: S’the asgjë në lidhje me temën

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 10:52
Rudina Hajdari

Ka nisur me debate seanca e sotme plenare në Kuvend. Deputetja Rudina Hajdari ka marrë e para fjalën në foltore, ku foli me tone të ashpra ndaj partive të tjera. Sipas Hajdarit, Ramës i pëlqen modeli turk, ndërsa Bashës i pëlqen të sundojë vetëm, duke eliminuar bashkëpunëtorët.

“Imagjinoni një vend ku fëmijët marrin arsim cilësor në shkolla publike. Kanë laboratorë, kushte dhe ngrohje. Një vend ku ligji është i barabartë si për të pasurin e të varfrin, ku prokuroria është e gatshme të nisë hetimet për çdo kryetar të krimit të organizuar, një vend ku ka paga dinjitoze dhe ku askush nuk detyrohet të largojë fëmijët e tij jashtë vendit për një të ardhme më të mirë. Unë jam një nga ata persona që është sulmuar pasi vendosa të rrija në Parlament, kur anëtarët e Partisë Demokratike e braktisën institucionin. Kur e pranova kisha në mendje këtë Shqipëri. unë e dija se braktisja e çdo institucioni na lë në baltë. Unë e di kjo nuk mjafton, nuk mjafton puna e një apo dy personave, duhet një vullnet politik, i të gjithë klasës politike.

Ky që është sot kryeministër është shumë i lidhur me modelin turk të qeverisjes, i pëlqen të jetë sulltan. Atij jashtë i pëlqen modeli rus, një person që eliminon të gjithë bashkëpunëtorët dhe i shpall armiq për të sunduar deri në vdekje, edhe nëse foleja e tij shndërrohet në një barake. Këta nuk e duan procesin e integrimin sepse duan të grabisin çdo gjë që ka vlerë në këtë vend. Pasi ta bëjnë të gjithë këtë, do jetojnë në një vend tjetër ku politikanët nuk janë kështu, të babëzitur”, u shpreh Hajdari.

Ndërsa, në përgjigjen e tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, tha se Hajdari e mori fjalën si kryetare e Komisionit të Integrimit, por nuk tha asgjë në lidhje me temën.

“Fjalën nuk e more si Rudina Hajdari, po si kryetare e Komisionit të Integrimit. Raporti që keni depozituar këtu s’ka asnjë lidhje me ato që thatë. E kuptoj që jemi në fushatë elektorale, por jam e bindur se nëse do të kishe folur si kryetare, edhe elektoralisht do kishe fituar më shumë”, theksoi Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat