Ralf Gjoni sulmon ambasadorin britanik: Shoku i Lulit dhe i Monës, del lart e poshtë dhe tallet…

Shqipëria

Ralf Gjoni sulmon ambasadorin britanik: Shoku i Lulit dhe i Monës, del lart e poshtë dhe tallet…

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 11:55
Duncan Norman dhe Ralf Gjoni

Deputeti Ralf Gjoni ka sulmuar nga foltorja e Parlamentit ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë, Duncan Norman.

Gjoni tha se ambasadori britanik tallet me qytetarët shqiptarë për kauzën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sopas tij, vet vendi i ambasadorit, Britania e Madhe, doli nga BE-ja.

“Kulmi i ironisë dhe kulmi i batutës dhe talljes me shqiptarët, e dini kush është? Ambsadori i Mbretërisë së Bashkuar! Ambasadori britanik del lartë e poshtë, shoku i Lulit dhe i Monës, del lartë e poshtë dhe flet për nevojën e integrimit. Po a ka turp më të madh. Vendi që doli nga Bashkimi Europian, përfaqësuesi i këtij vendi sot tallet me shqiptarët. Deri dje tallej me këtë Parlament sepse na konsideronte ilegjitim. Ju garantoj që Berlini dhe Parisi vënë duart mbi kokë teksa shohin që ambasadori i Londrës mbështet kauzën e integrimit. Ta gëzoni kauzën e integrimit që është thjesht një përrallë e bukur”, tha deputeti Ralf Gjoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat