E ka vëllain në burgun e Zaharisë, Gazmiri rrëfen dhunën në familje: Gruaja e tij përplasi djalin për tokë e i theu këmbët

Shqipëria

E ka vëllain në burgun e Zaharisë, Gazmiri rrëfen dhunën në familje: Gruaja e tij përplasi djalin për tokë e i theu këmbët

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 13:15
Gazmir Dano

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, u diskutua historia e trishtë e Alket Danos. Ky i fundit u martua me një person me epilepsi, bëri edhe fëmijë me të. Por duket se historia e tyre e dashurisë nuk shkoi shumë mirë.

Ata filluan që të mos shkonin mirë me njëri-tjetrin, e madje ka patur edhe dhunë fizike. Alketi acarohej dhe humbte kontrollin në momentin që bënin fjalë dhe ka përdorur dhunë ndaj gruas, madje dhe pinte hashash.

Në vitin 2017, Dano u arrestua dhe familja e tij pretendon se familjarët e bashkëshortes kanë ndërhyrë dhe e kanë çuar atë në burgun e Zaharisë. Përplasjet ishin gjithmonë për fëmijët, pasi gruaja nuk i donte dhe i mbante larg, ndërsa pas rënies në burg të Alketit, i mbajti nëna e tij.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin ishte vëllai i tij, Gazmir Dano, i cili tha se nuk është marrë asnjë vendim për të, vetëm e kanë lënë në burgun e Zaharisë.

“Nuk është marrë asnjë vendim për të. Shqetësimi ynë është që të dimë se çfarë do të ndodhë me vëllain tonë dhe dy fëmijët, ku njëri është në Durrës dhe tjetri në Vlorë. I madhi te shtëpia e fëmijës në Durrës dhe i vogli në shtëpinë e fëmijës në Vlorë. Unë doja që fëmijët të ishin bashkë në Durrës, që edhe unë të shkoja më lehtë”, tha Gazmiri.

Vëllai i Alketiti shtoi se ish-kunata nuk i do fëmijët. “Pasi nëna ime vdiq, erdhën e fëmijët i morën. Kam shkuar në Sarandë që t’ia dërgoja asaj, pasi na thanë sillni, por më pas nuk dolën fare që t’i merrnin fëmijët”, tha ai.

I pyetur se a ishte i dhunshëm Alketi, Gazmiri u shpreh se ishte sjella e gruas së tij që e ka bërë të sillet ashtu.

“Ti gjente fëmijët me këmbë të thyera, si do reagonte. Në gusht të vitit 2018, mori djalin e madh dhe e përplasi për tokë dhe i theu të dy këmbët. E çuam te një mjek popullor dhe u kthye në normalitet. Dy muaj më pas, djali i madh piu ilaçet e mamasë, shkuam në spital. Mjekët merrnin me djalin e me mua policia. Ajo është e sëmurë, dhe ne e kemi marrë vesh tani. Ne e shikonim se nuk ishte mirë, bënte veprime jo të mira. Kundërshtonte e shante burrin, qëllonte fëmijët, e bërtiste nëpër shtëpi. Prandaj arrit vëllai im në këtë dhunë familjare”, përfundoi vëllai i Alket Danos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat