Vaksinimi i personaliteteve/ Mesila Doda sulmon Ramën: Ia arriti qëllimit të hedhë farën e ndasisë dhe të urrejtjes

Shqipëria

Vaksinimi i personaliteteve/ Mesila Doda sulmon Ramën: Ia arriti qëllimit të hedhë farën e ndasisë dhe të urrejtjes

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 14:09
Edi Rama

Debati i hapur për vaksinimin e personaliteteve me vaksinën anti Covid po përplas kryeministrin Edi Rama me disa prej zërave kundërshtarë intelektual, presidentit dhe opozitarëve.

Ish-deputetja Mesila Doda në një reagim në rrjetet sociale shkruan se Rama me këtë metodë ia arriti të hedhë farën e ndasisë dhe të urrejtjes.

“Ia arriti qëllimit... sot janë kthyer të gjithë kundër atyre që morën vaksinën... unë nuk pres personalitete disidente 80-vjeçare në këtë vend. Nuk e bënë dje e nuk e bëjnë dot as sot... po fara e ndasisë dhe urrejtjes që hodhi i pari i vendit duke sfiduar të drejtën e barabartë për jetë është akti më i paprecedentë e më i turpshëm në historinë njerëzore shqiptare”, shprehet Doda.

Kryeministri Edi Rama ka dalë kundër këtyre tezave, duke deklaruar se vaksinat mbi moshën 80 vjeç nuk janë vetëm për personalitetet, por edhe për personat e tjerë, duke e cilësuar këtë si një debat të kotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat