Rritet numri i divorceve nga pandemia, psikologia zbulon shkaqet: Marrëdhënia jashtëmartesore dhe bixhozi

Shqipëria

Rritet numri i divorceve nga pandemia, psikologia zbulon shkaqet: Marrëdhënia jashtëmartesore dhe bixhozi

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 09:48
Redina Sulstarova

Pandemia e Covid-19 që ka mbërthyer botën ka ndikuar në shumë aspekte të jetës, pëveç shtimit të vdekjeve duket se numri i martesave është ulur dhe divorcet janë shtuar.

Psikologia, Redina Sulstarova e ftuar ditën e sotme në “ABC e Mëngjesit”, u shpreh se këtë vit divorcet kanë qenë më të shumta krahasur me vitet e kaluara. Sipas saj, shkak janë bërë detajet që janë bërë më të dukshme nga izolimi, apo marrëdhëniet jashtëmartesore dhe bixhozi.

“Problemet kanë ekzistuar. Nuk është se ndodhi karantina dhe u prish marrëdhënia. Mbyllja bëri që të vihen re detajet dhe bënë që te gratë që të merren vendime lidhur me divorcet. Janë shtuar në krahasim me vitet e kaluara.

Shkaqet kryesore të pakëtn muajit e fundit, vënia në djeni e një marrëdhënie jashtmartesore e bashkëshortit dhe bashkëshortes apo bixhozi pasi jemi në periudhë pandemie dhe ekonomia ka qenë më e rënduar.

Pavarësisht se si merret vendimi i divorcit ajo që unë shoh është se prindi e kanë shumë të veshtirë të shohin gjendjen psikolo të fëmijës. Ai kthehet në një lloj trofeu se kush do e marri. Ndodh që mes prindërve prishet bashkëjetesa menjëherë dhe askush nuk pyet për gjendjen e fëmijës, por e gjitha tek ai ndikon”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat