Arrestohen dy autorët e tjerë që grabitën kambistin në Korçë

Shqipëria

Arrestohen dy autorët e tjerë që grabitën kambistin në Korçë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar ditën e sotme dy autorët e tjerë të grabitjes së 12 janarit në Korçë.

Policia bën me dije se u arrestua Martin Arëza 33 vjeç dhe Adhurim Shega 28 vjeç të cilët në bashkëpunim me shtetasijn Agim Çaçi 42 vjeç(të arrestuar më herët) grabitën në janar të 2021 kambistin në në lagjen nr. 1, në Korçë.

Mësohet se shuma e vjedhur me dhunë ndaj kambistit Shefqet Muça është 4.000.000 lekë.

Muça së bashku me gruan dhe me djalin e tij janë përleshur fizikisht me autorët, ku Çaçin e kanë dhunuar dhe e kanë shtrirë në tokë, deri në mbërritjen e policisë, që e prangosi më pas.

Si kambisti Muça, ashtu dhe grabitësi Agim Çaçi kanë marrë lëndime të shumta gjatë përleshjes dhe ndaj dhe janë shtruar në spital. Lëndime më të lehta ka marrë bashkëshortja dhe djali i kambistit, që po ashtu kanë parë të gjithë skenën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat