Stoku i rimbursimit të TVSH-së 79.6 mln €, Denaj: E zerojmë deri në qershor 2021, po punojmë ta bëjmë automatike

Shqipëria

Stoku i rimbursimit të TVSH-së 79.6 mln €, Denaj: E zerojmë deri në qershor 2021, po punojmë ta bëjmë automatike

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 20:09
Anila Denaj

79.6 milionë euro që është stoku i TVSH-së, i cili ende nuk është rimbursuar, do të shlyhet brenda këtij viti.

“Ne kemi dhe një angazhim tjetër që në qershor të këtij vit e gjithë shuma e rimbursimit të jetë zero”, tha Denaj.

Ministrja e Financave Anila Denaj në një interpelancë me bizneset që përfitojnë rimbursimin e TVSH-së, tha se shlyerja e detyrimit me këste për disa kompani të mëdha ka qenë efikas. Objektivi i radhës sipas ministres është rimbursimi automatik.

“Nëse shkojmë drejt sistemeve që edhe kontrollet efektive në raport me rimbursimin e TVSH nuk na çojnë drejt skemave të mëparshme që kemi hasur në lidhje me rimbursimin dhe jo gjithmonë kanë shmangur shkeljet,  atëherë edhe rimbiursimi automatik do të jetë një fakt, por do ta synonim në afatmesëm”, sqaroi ministrja. 

Denaj foli edhe për kryerjen e kontrolleve për bizneset që aplikojnë për rimbursimin e TVSH-së, ku synohen verifikime nga zyra.

“Objektivi ynë është jo vetëm që të bëjmë jo vetëm shërbimet online por edhe tek kontrollet nëse kemi mjaftueshëm informacion edhe nga zyra shmangim kontrollet e drejtpërdrejta sepse janë më efektive. Ne kemi pasur 40% të kontrolleve nga zyra dhe 60% në vend”, tha Denaj.

Sipas të dhënave të tatimeve në 2020, janë dhënë 16.5 miliardë lekë për rimbursimin, nga 23.5 miliardë lekë që u rimbursuan në 2019, dhe pjesa më e madh i takon investitorëve të mëdhenj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat