Balluku në Pogradec, reagon kreu i LSI: Vizita në vazhdën e propagandës së “Bashkëqeverisjes me Oligarkët”

Shqipëria

Balluku në Pogradec, reagon kreu i LSI: Vizita në vazhdën e propagandës së “Bashkëqeverisjes me Oligarkët”

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 08:52
Ilustrim

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi ditën e djeshme punimet në ujësjellësin e Pogradecit.

Balluku tha se, deri më tani janë realizuar afro 60 % e punimeve dhe puna po vijon me intensitet për përfundimin 6 muaj para afatit të përcaktuar për mbylljen e kësaj vepre. Ndërsa shtoi se, Pogradeci është kthyer në njhë destinacion të rëndësishëm turistik.

Por nuk ka munguar as reagimi i kryetarit të LSI në Pogradec, Gentian Çala.

Sipas këtij të fundit, vizita e Ballukut në Pogradec në vazhdën e propagandës së “Bashkëqeverisjes me Oligarkët”

“Gënjeshtra më e madhe e thënë ishte se qyteti i Pogradecit është kthyer në një nga destinacionet me interesante në botë, ndërsa ne prekim rënien e turizmit dhe rikthimin e Pogradecit në një destinacion të harruar. E zeza e bardhë nuk bëhet dot, por propaganda qeveritare duket se nuk ka fre në fantazi dhe as në zbukurime“, shprehet Çala.

Reagimi i plotë i kryetarit të LSI, Pogradec:

Vizita e Ballukut në Pogradec në vazhdën e propagandës së “Bashkëqeverisjes me Oligarkët”

Ministrja Balluku ishte në Pogradec ku foli mbi investimet në ujësjellësa dhe për zhvillimin e Pogradecit që nuk e shohim askund. Pas falenderimeve të ndërsjellta midis dy drejtuesve socialistë vendorë dhe qëndrorë kjo vizitë nuk solli asgjë për Pogradecin, veç propagandës.

Projekti Qukës-Qafë Plloçë ende mbetet në mendje për vazhdimin e investimit ndërsa traseja e rrugës po degradon, kurse investimet e Bashkisë përveç bllokimit të trafikut në qytet, nuk i kemi parë gjëkundi tjetër.

Gënjeshtra më e madhe e thënë ishte se qyteti i Pogradecit është kthyer në një nga destinacionet me interesante në botë, ndërsa ne prekim rënien e turizmit dhe rikthimin e Pogradecit në një destinacion të harruar.

E zeza e bardhë nuk bëhet dot, por propaganda qeveritare duket se nuk ka fre në fantazi dhe as në zbukurime. Duket se vetëkënaqësia dhe arroganca me skenar, regji dhe aktorë po ata vetë prodhon vetëm filmin “Bashkëqeverisje me oligarkët”!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat