Covid 19/ Shifrat tronditëse, Shuperka: Qytetarët paguajnë minimalisht 1 mijë euro pa llogaritur ushqimin

Shqipëria

Covid 19/ Shifrat tronditëse, Shuperka: Qytetarët paguajnë minimalisht 1 mijë euro pa llogaritur ushqimin

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 22:42
Roland Shuperka

Specialisti i Shëndetit Publik, Roland Shuperka ka folur publikisht për kostot sesa kushton realisht trajtimi i COVID19 në Shqipëri, që sipas tij përllogaritet minimalisht 1 mijë euro.

I pyetur nga gazetarja Klaudja Karabolli për kostot e fshehura Eksperti tha se trajtimi i COVID 19 sipas tij kushton shumë herë më shumë sesa rimbursimi që shteti bën për kurën. Shuperka theksoi se një komponent i trajtimit që rëndon xhepat e qytetarëve është edhe trajtimi me regjimin ushqimor special për të marrë të gjitha vlerat e nevojshme për rikuperim.

Shuperka thotë ndër të tjera se Ministria duhet të kishte përgatitur grupe të gatshme operative me infermier për të bërë injeksionet në shtëpi.

“ Një infermier paguhet 5 mijë lekë të vjetra në ditë privatisht nga pacientët. Shteti nuk e llogarit këtë shërbim, është e tmerrshme sip o e menaxhojnë familjet shqiptare”

Ndiqni intervistën e plotë në emisionin Ekonomi Plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat