Po trajtohej në Spitalin Infektiv, humb betejën me COVID efektivi i burgut të Rrogozhinës

Shqipëria

Po trajtohej në Spitalin Infektiv, humb betejën me COVID efektivi i burgut të Rrogozhinës

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Një efektiv i burgut të Policisë së Rrogozhinës ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit dhe kontraksioneve që i ka sjellë më pas COVID-19.

Gazetari Klement Baçi raporton se viktima është Ibrahim Nezha, 63 vjeç, banues në fshatin Kosovë e Vogël, në Lushnje.

Bëhet e ditur se Nezha ka humbur betejën me koronavirusin 2 javë pas infektimit, ndërsa në ditët e fundit po trajtohej tek Spitali Infektiv.

Ibrahim Nexha prej më shumë se 20 vitesh ishte punonjës i Policisë në Burgun e Rrogozhinës dhe i duheshin edhe pak muaj për të dalë në pension.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat