Vlerësimi i DASH për Ardian Dvoranin/ Meta: Çdo njeri që ka shkelur Kushtetutën do të shkojë në burg

Shqipëria

Vlerësimi i DASH për Ardian Dvoranin/ Meta: Çdo njeri që ka shkelur Kushtetutën do të shkojë në burg

Më: 1 mars 2021 Në ora: 20:23
Ilir Meta

Duke komentuar çmimin e Departamentit amerikan të Shtetit për Ardian Dvronanin, Presidenti Ilir Meta thotë se nuk i heq asnjë presje asaj që ka thënë më parë në lidhje me shkeljet që Dvorani ka bërë në krye të KED-së.

I ftuar në emisionin “Frontline” në News 24, Presidenti tha se çdo njeri që ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë do të shkojë në burg.

Meta: Po më habisni dhe po më zhgënjeni! Unë nuk hyj në punët e brendshme të Amerikës sepse e kemi dikë që hyn në punët e brendshme të Amerikës dhe gjithë botës. Nuk habitem edhe për foton që ka bërë si gruaja e Bilalit! Asnjë presje nuk i heq asaj që ka shkruar Presidenti Ilir Meta.

Ky ka bërë shkelje procedurale, ka vonuar procesin. Me këto prova që kemi, nuk kemi gjë. Mënyrën e procedurës i ka bërë të gjitha në shkelje të ligjit për të mbajtur peng procesin. Çdo njeri që ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë do të shkojë në burg. Venecian s’e kam kërkuar unë. Mafia ndërkombëtare janë të gjithë ato duar të zeza.

Kanë dalë dy deklarata nga Komisioni i Venecias dhe janë hequr pas 5 minutash. Edi Rama e di shumë mirë se nuk impresionohem me atë punë. Sa respekt ka ai për Shtetet e Bashkuara, e dimë. Ua hodhi marrëveshjen. Gruaja e Bilalit e ka procesin të pambyllur atje. U bëra 30 vjeç kryeministër dhe më erdhi një diplomat në emër të Shteteve të Bashkuara për të mbyllur një aferë. Unë i thashë se Shtetet e Bashkuara na kanë mësuar për lirinë dhe demokracinë. 

Amerikanët e Edi Ramës, Ilir Meta i kap për veshi. Jo si President i Republikës. Ata të mos e gënjejnë se i dalin për zot të prekë votën e lirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat