Berisha: Basha ka një vëlla që nuk ia njeh askush, Edi ka Olsi peshkaqenin e drogës

Shqipëria

Berisha: Basha ka një vëlla që nuk ia njeh askush, Edi ka Olsi peshkaqenin e drogës

Më: 1 mars 2021 Në ora: 22:47
Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha në ‘Çim Peka Live’, ka bërë edhe një paralelizëm midis asaj që përfaqëson Basha dhe Rama, duke zbuluar që kreu i PD ka një vëlla që sot nuk ia njeh askush, ndërsa Rama ka Olsi peshkaqenin e drogës.

‘Ka një vëlla Lulzim Basha, që nuk e njeh askush. Nuk e njeh askush se është një njeri i ndershëm, në punë të vetë, dhe nuk ia di askush pushtetin.

Merrni Ramën ka një vëlla që është Olsi Peshkaqenin që kur erdhi vëllai në pushtet erdhi me grupin e kokainës dhe të drogës. Olsi donte gjëra të mëdha.

Olsi Rama sa erdhi ngadalë ngadalë dhe mori klubin Partizanin për të pastruar paratë e drogës.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat