Berisha: Po të isha kryeministër nuk do të vaksinohesha kurrë i pari si Edi Rama

Shqipëria

Berisha: Po të isha kryeministër nuk do të vaksinohesha kurrë i pari si Edi Rama

Më: 1 mars 2021 Në ora: 23:01
Sali Berisha

Në lidhje direkte me ‘Çim Peka Live’, ish-kryeministri Berisha tha në lidhje me keqmenaxhimin që Rama i ka bërë situatës së pandemisë, se nëse ai vetë do ishte kryeministër në këtë moment nuk do të ishte vaksinuar kurrë i pari, përpara grupeve më në rrezik.

Situata e pandemisë në vend, Berisha: Vetëm punonjësit e shëndetësisë duan të paktën 42 mijë doza

‘Kjo qeveri ka bërë një keqmenaxhim ekstrem ndaj pandemisë. Shqipëria për shkak të Edi Ramës e trajtoi me falsitet e vjedhje të fondeve. Do të vaksinohem kur të më vijë radha. Vazhdoj të jem i kujdesshëm. Nuk meriton askush të vaksinohet përpara punonjësve të shëndetësisë, medieve, policisë e mësuesve.

Në asnjë mënyrë nuk do të pranoja të vaksinohesha nëse do isha kryeministër. Ai që drejton duhet të ndajë fatin me qytetarët e tij. 10 ditë më parë, në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ infermieret blinin doreza me lekët e tyre. Shqipëria duhet të mbyllë shkollat në radhë të parë, çdo mbyllje tjetër duhet të shoqërohet me subvencionim. Bëhet një minimum mizerabël testesh. Testet janë shpëtim jete, është parandalim, diagnozë.

Shifrat që deklaron qeveria janë vetëm deklarimet e spitaleve Covid në Tiranë, jo rajonalet. Shifrat e viktimave nga Covid-19, të manipuluara. Njerëzit nuk diagnostikohen, nuk shtrohen në spitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat