Vijon vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç në Shqipëri

Shqipëria

Vijon vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç në Shqipëri

Më: 2 mars 2021 Në ora: 12:53
Edi Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndodheshin sot në Durrës për të vëzhguar nga afër vaksinimin e të moshuarve, mbi 80-vjeç.

Manastirliu u shpreh se janë drejt përfundimit vaksinimet e bluzave të bardha, si dhe me ardhjen e vaksinës AstraZeneca, në mes të muajit mars do të nisin vaksinimet e mësuesve, me 14 mijë dozat e para.

Ministrja bëri me dije se përzgjedhja bëhet nga mjeku i familjes, i cili është ai që e përcakton mbi bazën e ditëlindjes.

Rama: Me ardhjen e vaksinave AstraZeneca do të fillojmë me mësuesit.

Manastirliu: Po do të vazhdojmë me mësuesit. Kemi zgjedhur infermierë për tu trajnuar. Procesi do të bëhet në shkolla. Brenda 15 marsit mbaron vaksinimi i mjekëve, në tërësi janë më shumë se 11 mijë që kanë kryer vaksinimin.

E pranishme ishte edhe Dr. Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, e cila vuri në dukje se për t’u vaksinuar vijnë më tepër burrat se gratë, e pas kësaj nuk kanë munguar as batutat e Ramës.

Silva Bino: Ka më shumë burra se gra

Rama: Kanë më shumë frikë burrat se gratë

Qytetari: Kam ardhur vullnetar

Rama: Po pse vini para grave.

Qytetari: Unë jam trim

Rama: Para gruas nuk je më trim, harroje!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat