Qendër e re shëndetësore në Katund Sukth, Manastirliu: Moment delikat, duhet gatishmëri dhe kujdes i shtuar për mbrojtjen nga COVID19

Shqipëria

Qendër e re shëndetësore në Katund Sukth, Manastirliu: Moment delikat, duhet gatishmëri dhe kujdes i shtuar për mbrojtjen nga COVID19

Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:50
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar Qendrën e re Shëndetësore në Sukth- Katund i Ri, e rehabilituar në kuadër të Programit të 300 Qendrave Shëndetësore, e cila i shërben 4 mijë banorëve të kësaj zone.

“Tashmë me përmirësimin e infrastrukturës së 300 qendrave shëndetësore, ne do të vijojmë me kujdesin dhe mbështetjen për grupet në nevojë, duke i kthyer qendrat shëndetësore në qendra që ofrojnë shërbim dhe kujdes socio-shëndetësor”, nënvizoi Ministrja.
Duke e konsideruar moment delikat të pandemisë, Manastirliu ka kërkuar gatishmëri të shtuar nga ana e stafeve mejkësore, ndërsa tha se pavarësisht se vaksinimi po intesifikohet, nuk duhet ulur vigjilenca për zbatimin e masave të thjeshta.

“Është një moment delikat, është një moment që kërkon shumë angazhim. Dhe kërkon që gatishmëria të jetë e shtuar, pasi, pavarësisht faktit që ne kemi filluar vaksinimin dhe tashmë përfundojmë stafet mjekësore dhe gjithashtu jemi shtrirë në grupmoshat +80 vjeç, patjetër që duhet të vijojë kujdesi i shtuar për zbatimin e masave të thjeshta”, tha Manastirliu.

Me programin e 300 qendrave shëndetësore, janë rehabilituar 20 qendra dhe ambulanca në qarkun e Durrësit, me të njëjtën cilësi, si në qendër dhe zonat periferike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat