Mbledhja e asociimit në Bruksel, Abilekaj: BE ia ka shprehur më parë Ramës rezervat, investimet te Porti i Durrësit me prokurorim

Shqipëria

Mbledhja e asociimit në Bruksel, Abilekaj: BE ia ka shprehur më parë Ramës rezervat, investimet te Porti i Durrësit me prokurorim

Më: 2 mars 2021 Në ora: 20:43
Enton Abilekaj

Gazetari Enton Abilekaj në një intervistë për RTv Ora ka treguar se BE i ka shprehur më parë kryeministrit Edi Rama, rezervat ndaj tij.

Abilekaj ka thënë se çdo investim për në Portin e Durrësit duhet të ketë prokurorim dhe garë e barabartë për projektet.

Abilekaj: Është e qartë që çdo projekt duhet të ketë prokurim dhe nuk mund të jepet drejtpërdrejt, aq më tepër kur janë shifra kolosale. Për më tepër kur është problemi i projektit të zhvillimit të Portit të Durrësit që është përfshirë në disa procese për zhvillimin e Ballkanit. Mendoj që rezervat e BE kanë qenë të shprehura ndaj z. Rama. Ai e mohoi sot, uroj që të mos jetë e vërtetë, sepse një investim 2 miliardë pavarësisht se nuk duhet në kuadrin e projektit të zhvillimit nuk duhen bërë në Portin e Durrësit që mendohet të jetë një ndër portet më të mëdhenj industrial të Adriatikut. Një investim 2 miliardë është gjithmonë i mirëpritur pavarësisht se ku bëhet. Mënyra se si po bëhet ndoshta nuk pranohet nga disa rregulla të BE.

Duhet të ketë një garë të barabartë mes të gjithë konkurrentëve. Mund të shkelet kjo garë vetëm nëse bihet dakord me Brukselin për një marrëveshje direkte. Me çdo vend tjetër jashtë BE nuk mund të bëjmë marrëveshje për të shkelur garën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat