Nga nesër nisin shirat dhe shtrëngatat, sinoptikanët tregojnë si ndryshon moti

Shqipëria

Nga nesër nisin shirat dhe shtrëngatat, sinoptikanët tregojnë si ndryshon moti

Më: 4 mars 2021 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Sinoptikanët thonë se nga dita e Premte vendi ynë gradualisht do fillojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti fillimisht do të jetë me diell si dhe vranësira kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës vranësirat do të vijnë në shtim deri të dendura por nuk do të mungojnë intervalet me diell.

Duke filluar nga orët e mesditës së të premtes, në zonën e veriperëndimit do të fillojnë reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët ndrësa në orët e pasdites dhe mbrëmjes në këtë zonë reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7m/sek.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 10-15m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -3°C deri në 12°C
zonat e ulëta -2°C deri në 18°C
zonat bregdetare 3°C deri në 17°C

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat