Personat me Covid s’do të votojnë në 25 prill: 30 mijë qytetarë = 3 deputetë në parlamentin e ri

Shqipëria

Personat me Covid s’do të votojnë në 25 prill: 30 mijë qytetarë = 3 deputetë në parlamentin e ri

Më: 4 mars 2021 Në ora: 13:49
Ilir Meta

Zgjedhjet e 25 prillit mbahen në një kohë pandemie kur shumë njerëz pritet të jenë të vetëkarantinuar për shkak të infektimit me koronavirus.

Shqetësim për shumë përfaqësues të shoqërive civile është dhe mohimi i së drejtës së këtyre qytetarëve për të votuar.

Një shqetësim i tillë u ngrit dhe në takimin me shoqërinë civile që organizoi sot presidenti Ilir Meta.

Flitet për 30 mijë zgjedhës që në gjuhën e shifrave do të thotë 3 deputetë në parlamentin e ri dhe mund të jenë përcaktuese  për maxhorancat e ardhshme.

Afrim Krasniqi: “Një problematikë tjetër është pandemia dhe impakti i pandemisë në dy aspekte.

Në aspektin shëndetësor, si do shkojë situata dhe Shqipëria nuk ka një bazë ligjore ende se si do sillet me qytetarët që do jenë në kushtet e karantinës dhe e kanë të pamundur të votojnë. Flitet për 30 mijë zgjedhës që në gjuhën e shifrave do të thotë 3 deputetë në parlamentin e ri dhe mund të jenë përcaktuese  për maxhorancat e ardhshme. Maqedonia e zgjidhi me tre ditë votimesh, Kosova e zgjidhi me një formë tjetër.

 KQZ-ja duhet të gjejë një mekanizëm për t’i adresuar ndoshta dhe një konsensus politik për praktika po themi transparente që mundësojnë votën e çdo qytetari. Shqipëria nuk mund t’i refuzojë qytetarët e saj për shkak se kanë një problem shëndetësor apo se mjeku I familjes u thotë keni një problem shëndetësor.”

Shqetësim tjetër është politika që po bëhet me pandeminë e covidin për qëllime elektorale e politike.

“Është e habitshme si KQZ nuk po reagon ndaj kësaj praktike që shohim në mënyrë të përditshme” u shpreh Krasniqi.

Më 2 mars kryeministri Edi Rama bëri të qartë se personat e karantinura nuk do të votojnë.

Tjetër problematikë është dhe informimi i qytetarëve.

Informimi i qytetarëve për sistemin e ri i cili është shumë i komplikuar dhe nga të dhënat tona tregon që sidomos votuesit e rinj nuk e kanë informacionin e duhur. Do duhet të përdoren të gjitha praktikat. Siç na dërgojnë faturën e ujit dhe të energjisë t’i dërgojnë qytetarëve dhe një letër ku informojnë për qendrën e votimit, për regjistrimin dhe për kohën e votimit.

Problematike tjetër është monitorimi i fushatës zgjedhore.

Unë mendoj që duhet të ketë më shumë vëmendje në lidhje me monitorimin e fushatës elektorale nga institucionet zyrtare shtetërore sepse është ngarkuar KQZ-ja që të bëjë një strukturë monitoruese e cila ende nuk është funksionale dhe nuk është plotësuar.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat