Koalicion PS-PD ? Shkullaku: Ja situata që zgjidhje mund të jetë vetëm koalicioni

Shqipëria

Koalicion PS-PD ? Shkullaku: Ja situata që zgjidhje mund të jetë vetëm koalicioni

Më: 5 mars 2021 Në ora: 23:33
Armand Shkullaku

I ftuar në Zone e lirë, analisti Armand Shkullaku ka deklarua se një koalicion PS-PD pas zgjedhjeve të 25 prillit nuk është i pamundur. Madje Shkullaku ka treguar edhe situatën kur ky koalicion mund të bëhet realitet.

Shkullaku u shpreh se ky koalicion mund të bëhet vetëm nëse mazhoranca dhe opozita do të siguronin nga 70 mandate, ndërsa shtoi se Rama thotë për Bashën se është një djalë i mirë.

“Në politikë gjithçka ndodh, nuk mund të vëmë baste se asgjë nuk është e pamundur. Unë e shikoj si një lloj diversioni, janë zëra që dalin nga mazhoranca.

Po të dëgjosh Ramën ai thotë se Basha është djalë i mirë, të këqijtë janë Meta dhe Berisha. Kjo shkon në dy drejtime, që është diversion dhe tjetra që ky është më i mirë fuqia hyjnore që zgjedh dhe partnerët.

Ndaj them që është e dyfishtë, e para krijon diversion dhe e dyta i vesh vetes një veti që krijon ekipin e tij, zgjedh kundërshtarin dhe bën dhe arbitrin”, u shpreh Armand Shkullaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat