Ndodh në Tiranë/ 36 vjeçari 'manjak' rreh bashkëshorten se nuk pranonte… seks anal. Gruaja: Filloi të...

Shqipëria

Ndodh në Tiranë/ 36 vjeçari 'manjak' rreh bashkëshorten se nuk pranonte… seks anal. Gruaja: Filloi të...

Më: 6 mars 2021 Në ora: 08:13
Ilustrim

Një burrë i moshës 36 vjeç u denoncua nga bashkëshortja për dhunë në familje, një dhunë e cila ka shpërthyer pas kërkesës së tij për të kryer marrëdhënie seksuale. Shtetasi me inicialet R. S sipas një burimi policor të Gazetës "Si" përfundoi në komisariatin numër katër pasi e shoqja, një 28-vjeçare këmbëngul se u rrah dhe u dhunua fizikisht nga partneri. Çifti u martua katër vite më parë - bën me dije policia - përmes shkuesisë dhe nuk kanë pasur ndonjëherë konflikte të rënda gjatë martesës. Mosmarrëveshjet siç kuptohet nga denoncimi i 28-vjeçares, kanë nisur pas kërkesave të herëpashershme të të shoqit për të kryer marrëdhënie seksuale anale. “Bëmë fjalë atë natë për një arsye komplet idiote, pasi ai donte të kryente marrëdhënie në një formë tjetër, anale. Nuk pranova të kryej marrëdhënie në atë formë dhe më pas ai filloi të më shajë nga familja, nga nëna, babai, vëllai.

Pas kësaj im shoq më goditi me grushte  duke më thënë fjalë të pista që nuk i them dot para jush”, thekson në polici e reja nga kryeqyteti. Policia shton për Gazetën "Si" se dëshmitare gjatë dhunës fizike ka qenë edhe vajza e çiftit e moshës dy vjeç.

“Ky debat për të kryer marrëdhënie në një formë tjetër është ndezur dhe një herë tjetër, aq shumë sa në atë rast kur sërish nuk pranova të kryerja marrëdhënie siç kërkonte, më kërcënoi duke më thënë merr rrobat dhe ik nga shtëpia ec ku të duash më tha”.

Policia e komisariatit numër katër tregon se gruaja e ndodhur në këto kushte, para dy kërkesave të partnerit dhe rrahjeve të tij për këtë shkak ka njoftuar prindërit e saj por pa u thënë plotësisht se nga buronte dhuna. “Prindërit më kërkuan të shkoja në polici ndaj dhe u paraqita këtu”, thotë gruaja.

Policia ka firmosur shkresën për ekspertim fizik të denoncueses për ta plotësuar dosjen me prova e për të vërtetuar se ka shenja të dhunës fizike. “Sidoqoftë ne dyshojmë se gruaja është më tepër e dhunuar psikologjikisht se sa fizikisht, duke qenë se ajo kërcënohet vazhdimisht se duhet të kthehet tek prindërit në rast se nuk i plotëson dëshirat partnerit”, komentoi një agjent i policisë.

Policia shton zyrtarisht se thirri në komisariat edhe shtetasin R. S, nga Tirana, i punësuar në një biznes privat. Por ai ka kundërshtuar me forcë detajet e intimitetit me bashkëshorten duke këmbëngulur se asnjëherë nuk ka kërkuar marrëdhënie ndryshe.

“Jemi grindur për gjëra të vogla, siç mund të keni konflikte edhe ju në familjet tuaja. Ime shoqe më njoftoi se e kishte ndarë mendjen dhe se për ditëlindjen do ikte tek e ëma. Natyrisht që u shqetësova pasi vendimet duhet t’i marrim së bashku, aq më tepër që ditëlindjen duhet ta festonim së bashku. Nuk e kam goditur asnjëherë gruan, kam konflikte si çdo çift, por prej disa muajsh vërej një përçarje me bashkëshorten, pasi ajo vepron si i thotë koka dhe pa më pyetur”, ka thënë burri.

Policia njofton se pavarësisht këtij pretendimi, bazuar në denoncimin e gruas, ka nisur hetimet ndaj bashkëshortit për dhunë në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat