'Mendova se kishte rënë bombë’/ Rama tregon historinë e çuditshme me politikanin e huaj: Kërkoi makina të blinduara dhe roje...

Shqipëria

'Mendova se kishte rënë bombë’/ Rama tregon historinë e çuditshme me politikanin e huaj: Kërkoi makina të blinduara dhe roje...

Më: 6 mars 2021 Në ora: 10:38
Edi Rama

Gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio në Pulia, kryeministri Edi Rama ka treguar edhe një histori të pazakontë me një personazh VIP të huaj që kishte vizituar Shqipërinë.

"Mora një mesazh nga përgjegjësi i zonës Vip në aeroportin e Tiranës, mendova se kishte ndodhur ndonjë bombë, zjarr, pasi nuk kisha folur kurrë me këtë person. Më thotë kemi një situatë të jashtëzakonshme, më thotë kemi një VIP që nuk do të hyjë në Tiranë, e pyes nuk do të vijë? Jo jo me thotë ka ardhur me polic, me gazetarë, më thotë nuk do të dalë, se do të shoqërohet me makina të armatosura, nuk po ju them kush është por është politikan i një vendi të rëndësishëm, një mysliman i të majtës. Të ishte dikush me paragjykime kaq të mëdha… i them personit a janë aty shërbimet që shoqërojnë VIP-at, po më thotë, po zotëria nuk e quan pistoletën një armë të mjatueshme për tu futur në Tiranë. I thashë thuani se ne nuk ofrojmë një shërbim për tu futur në Kanadahar, ai mund të niset mbrapsht, nuk ndodhet në rripin e Gazës. Mbas nja 45 minutash debati për tu futur në Tiranë, të nesërmen ai më thotë me duhet t’ju kërkoj falje. I thashë pse, më tha kamë qënë në shumë vende, e quaj veten që nuk mund të bie në një greminë, sikurse e prisja këtu, sepse Shqipëria nuk ka të bëjë fare me atë që mendoja.

I thash mos u shqetëso kështu e perceptojnë. Ai më përgjigjet, jo jo ju merreni me mend se bëra një xhiro në Tiranë dhe nuk pashë asnjë grua të mbuluar. I thashë po, se nuk ka gra të mbuluara në Shqipëri, ka vajza muslimane që vënë shami në kokë, po gra të mbuluara nuk ka. Më tha shkova në Ministri të Brendshme dhe flisnin anglisht, i thashtë eee, lereni… nuk e di nëse përfytyronit një kryeministër të gjatë dy metra.

Po po më tha do ta bëja një gjë të tillë, i thashë ambasadores tone, ndiqe pak çfarë do të thotë ky tipi atje. Ai nuk tha gjëra të shëmtuara se kishte ardhur për të luftuar të keqen në vendin e tij por nuk tha asgjë, dhe unë i kalova një mesazh nëpërmjet ambasadorit, i thashtë: Kryeministri u gjend i befasuar, më shumë se ju se ju nuk thatë asgjë, përgjigjia e tij, më thotë: Përshëndeteni, me inteligjencën e tij,ai do e kuptojë."

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat