Aksidenti me tre viktima në Rrogozhinë, ky është oficeri i burgjeve që humbi jetën, ishte nisur për në…

Shqipëria

Aksidenti me tre viktima në Rrogozhinë, ky është oficeri i burgjeve që humbi jetën, ishte nisur për në…

Më: 6 mars 2021 Në ora: 11:38
Tonin Mhilli

Një oficer i burgut të Peqinit ka humbur jetën në aksidentin tragjik me tre viktima që ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë.

Tre automjete u përfshinë në aksident, duke u përplasur kokë më kokë. Përplasja rezultoi fatale për shoferin e njërit mjet, që ishte pikërisht oficeri i burgut.

Mësohet se Tonin Mhilli, 54 vjeç, humbi jetën në vend. Ndërsa në spital humbi jetën dhe një grua dhe bashkëshorti i saj, pasagjerë në mjetin tjetër.

54-vjeçari Tonin Mhilli, po shkonte në punë mëngjesin e sotëm, kur mjeti “Audi” ku ai udhëtonte doli nga rruga dhe kaloi në korsinë tjetër duke u përplasur me makinën tip “Benz” ku udhëtonin burrë e grua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat