Aktivisti Genc Sejko publikon videon: Luljeta Bozo nuk ishte dakord që Partisë së Punës t’i ndryshohej emri

Shqipëria

Aktivisti Genc Sejko publikon videon: Luljeta Bozo nuk ishte dakord që Partisë së Punës t’i ndryshohej emri

Më: 6 mars 2021 Në ora: 23:06
Luljeta Bozo

Aktivisti Genc Sejko, ka publikuar në rrjetet sociale një video të vitit 1991, ku shfaqet edhe Luljeta Bozo, e cila do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit në siglën e Partisë Socialiste.

Në një mbledhje të asaj kohe, propozohet që të ndryshohet emri i Partisë së Punës. Por siç duket edhe nga pamjet, inxhinierja Bozo nuk shprehet nëse është dakord që të ndryshojë emri i Partisë së Punës. Mesa duket, ajo nuk ka qenë dakord që t’i ndryshohet emri partisë.

Pamjet filmike datojnë në muajin qershor të vitit 1991, kohë kur nisi edhe pluralizmi politik në Shqipëri.

Ndërsa Sejko si përshkrim të videos shkruan: “Më mirë vonë se kurrë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat