Sa të mbrojtur jemi nga riinfektimi? Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë për ata që kanë kaluar covid

Shqipëria

Sa të mbrojtur jemi nga riinfektimi? Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë për ata që kanë kaluar covid

Më: 7 mars 2021 Në ora: 06:22
Ilir Alimehmeti

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka dhë një lajm të mirë, ndërsa sjell edhe rezultatet e fundit të një studimi në SHBA.

“Të gjithë jemi të qartë që një infeksion viral i kaluar ofron mbrojtje të mirë kundër reinfektimeve, të krahasueshme me mbrojtjen që ofron vaksinimi”, shkruan Alimehmeti.

Sipas mjekut, infektimi i mëparshëm mbron nga reinfektimi në nivele 90%.

“Pra, si përfundim, infektimi i mëparshëm mbron nga reinfektimi në nivele:

Efektiviteti = 100% - (0.3/3.0) = 100% - 10% = 90%

Sërish shumë e ngjashme me Austrinë ku rezultati i mbrojtjes nga reinfektimi ishte 91%.

Autorët dalin në përfundimin se:

Individët seropozitivë (antitrupa pozitive) kundër SARS-CoV-2 mund të jenë nën risk të ulët për infektim nga SARS-CoV-2 në të ardhmen.

Efektiviteti 90% (periudhë disamujore) është fare mirë i krahasueshëm me efektivitetin e vaksinave aktuale, efektiviteti disamujor i të cilave mbetet ende për t’u vlerësuar.”, shkruan mjeku.

Mesazhi i plotë

Konfirmime të mira mbi reinfektimet miqtë e mi!

Të gjithë jemi të qartë që një infeksion viral i kaluar ofron mbrojtje të mirë kundër reinfektimeve, të krahasueshme me mbrojtjen që ofron vaksinimi.

Megjithatë, fokusimi global është fokusuar vetëm mbi rënien e titrit të antitrupave (IgM dhe IgG) pas njëfarë kohe te një pjesë e individëve.

Kjo është e vërtetë, por nuk është e vërteta e plotë!

Fakti është se mbrojtja imunitare përfshin edhe IgA, përgjigje imunitare qelizore, si edhe qeliza imunitare të kujtesës, por thjesht laboratorët tanë nuk janë në gjendje t’i masin ende ato dhe, si rrjedhojë, bota ka dalë në përfundimin se kjo pjesë e imunitetit duhet injoruar në diskutimet publike.

Nuk duhet të harrojmë objektivat e vërtetë: Sëmundshërinë dhe Vdekshmërinë!

Duhet të studiojmë nëse zhvillohen raste të rënda ose humbje jete te personat që e kanë kaluar dhe jo të fokusohemi vetëm mbi titrin e antitrupave.

Për sa i përket reinfektimeve, në postime të mëparshme, kemi hulumtuar të dhënat e ofruara nga Mbretëria e Bashkuar, Austria dhe Katari.

Le të shohim sot çfarë ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Kërkuesit amerikanë nga institucione të ndryshme të udhëhequra nga organi zyrtar National Institutes of Health (SHBA), publikuan në prestigjiozen JAMA Internal Medicine të dhënat e studiuara mbi:

378.606 persona me antitrupa pozitive, dhe

2.876.773 persona me antitrupa negative.

Te personat me antitrupa është vënë re se:

12.6% kanë antitrupa negative, 0-30 ditë pas testimit pozitiv

18.4% kanë antitrupa negative, për periudhat >90 ditë pas testimit pozitiv.

A duhet të shqetësohemi për këtë?

Përgjigja e thjeshtë: JO!

Kur u testuan me RT-PCR (“tampon”) >90 ditë pas testimit të antitrupave:

3.0% rezultuan pozitivë në grupin që nuk e kishte kaluar sëmundjen;

0.3% rezultuan pozitivë në grupin që e kishte kaluar sëmundjen.

Këto të dhëna janë shumë të ngjashme me të dhënat e Austrisë për ndjekjen >6 mujore (0.27% te ata që e kishin kaluar dhe 2.85% te ata që nuk e kishin kaluar).

Pra, si përfundim, infektimi i mëparshëm mbron nga reinfektimi në nivele:

Efektiviteti = 100% - (0.3/3.0) = 100% - 10% = 90%

Sërish shumë e ngjashme me Austrinë ku rezultati i mbrojtjes nga reinfektimi ishte 91%.

Autorët dalin në përfundimin se:

Individët seropozitivë (antitrupa pozitive) kundër SARS-CoV-2 mund të jenë nën risk të ulët për infektim nga SARS-CoV-2 në të ardhmen.

Efektiviteti 90% (periudhë disamujore) është fare mirë i krahasueshëm me efektivitetin e vaksinave aktuale, efektiviteti disamujor i të cilave mbetet ende për t’u vlerësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat