Dhunë, kanose e veprime të turpshme në sy të fëmijës: Kapen 5 persona në Tiranë

Shqipëria

Dhunë, kanose e veprime të turpshme në sy të fëmijës: Kapen 5 persona në Tiranë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 5 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. B., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. R., 26 vjeç, pasi me datë 05.03.2021, nën kanosjen e një mjeti prerës ka vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetasit P. B.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, nga sherbimet e Komisariatit Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. K., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Vepra të turpshme" pasi me datë 01.02.2021, ka kryer veprime të turpshme në prani të një shtetasi të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
E. M., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

E. L., 37 vjeç, pasi ditën e djeshme është përfshirë në një aksident me 2 mjete të tjera. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve shtetasit T. M., 59 vjeç dhe B. K., 58 vjeç, si dhe shtetasja R. K., 44 vjeçe., pasagjere në mjetin me drejtues B. K. Gjithashtu  është dëmtuar dhe një shtetase e mitur 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat