Lagjja “Kallavere” në Peshkopi e lënë në harresë, banorët: Nuk votojmë nëse nuk rregullohet rruga

Shqipëria

Lagjja “Kallavere” në Peshkopi e lënë në harresë, banorët: Nuk votojmë nëse nuk rregullohet rruga

Më: 7 mars 2021 Në ora: 13:44
Lagjja “Kallavere” në Peshkopi

Kjo është situata në “Kallavare”, lagjja më e vjetër në Peshkopi.

Jo vetëm që nuk është bërë asnjë investim, për të shkuarën historike të zonës, por mungesa e ndërhyrjes, nga Bashkia që drejtohet nga Dionis Imeraj, ka bërë që gropa e kanale të krijohen në rrugë.

Vetë banorët janë detyruar që të investojnë sado pak.

“Kemi futur fadromën dhe i kemi dhënë lekë.”

Edhe pse ndodhet vetëm pak metra nga qendra e qytetit, aty nuk është vënë dorë, edhe pse premtimet kanë qenë të shumta.

“Fare nuk është bërë diçka për rrugën tonë.”

“Do ta bëjmë thonë.”

Të revoltuar banorët thonë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, nëse nuk vihet dorë në rrugë.

“Kemi 150 milionë premtime nga kryetarët e bashkisë, do të na e bëjnë thonë, por asgjë nuk kanë bërë. Unë nuk shkoj në votime.”

“Nuk shkojmë në votime ne pa na u bërë rruga, krejt si lagje.”

Herë pas herë qytetarët kanë denoncuar rrugët e lëna në harresë nga Bashkia e Peshkopisë, brenda dhe jashtë qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat