“Rama ka bërë krim me arsimin”, Bardhi: Faturën do ta paguajë më 25 prill

Shqipëria

“Rama ka bërë krim me arsimin”, Bardhi: Faturën do ta paguajë më 25 prill

Më: 7 mars 2021 Në ora: 14:41
Edi Rama

Gazment Bardhi, drejtuesi i qarkut të Elbasanit i PD, ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit, Edi Rama.

Përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ai shprehet se mashtrimeve të kryeministrit i ka ardhur fundi, duke e bërë përgjegjës kryesor për degradimin e vendit.

Po ashtu në Ditën e Mësuesit, Bardhi thotë se Rama ka bërë krim me arsimin dhe për këtë sipas tij,  faturën do ta paguajë me 25 prill.

Statusi:

Mashtrimeve të Edi Ramës u ka dalë boja. Imazhet e videos do ta ndjekin deri në 25 prill për të kujtuar se ai është përgjegjësi kryesor për dështimin. Në 8 vjet, ai degradoi arsimin dhe nëpërkëmbi mësuesit. Propaganda e tij nuk e mbulon dot dështimin 8 vjeçar.

U tall me mësuesit, nuk u rriti pagat siç premtoi, i kërcënoi me vendin e punës dhe bukën e gojës së fëmijëve. Shumë prej tyre i hodhi në rrugë, ndërsa gati 200 mijë nxënës i largoi nga sistemi arsimor shqiptar. Praktikisht, Edi Rama ka bërë krim me arsimin dhe për këtë do ta paguajë faturën në 25 Prill!

Njerëzit nuk kanë për të harruar 8 vjet shkelje me këmbë. As mësuesit dhe nxënësit nuk kanë për të harruar. Më 25 Prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat