Rama i përfoli, Mediu: Flet njeriu që shkatërroj vendin dhe ndërtoi regjimin më të korruptuar

Shqipëria

Rama i përfoli, Mediu: Flet njeriu që shkatërroj vendin dhe ndërtoi regjimin më të korruptuar

Më: 8 mars 2021 Në ora: 19:21
Fatmir Mediu

Kryetari i republikanëve Fatmir Mediu, ka reaguar pas sulmit të Ramës ditën e sotme.

‘Edi Rama njeriu që shkatërroj vendin dhe ka ndërtuar regjimin më të korruptuar, njeriu që i bëri kriminelët politikan, horrat biznesmen dhe batakçinjtë nderin e qeverisë ka përfolur sot gjithë përfaqësuesit e opozitës’, shkruan Mediu.

Postimi i plotë i Fatmir Mediut:

Edi Rama njeriu që shkatërroj vendin dhe ka ndërtuar regjimin më të korruptuar, njeriu që i bëri kriminelët politikan, horrat biznesmen dhe batakçinjtë nderin e qeverisë ka përfolur sot gjithë përfaqësuesit e opozitës.

Edi Rama unë kam qënë në të djathtë e do jem në të djathtë, në mbeshtetje të pronarëve që ti i rrëmben pronat me dhe pa ligj.

Ndryshe nga ty unë e kam për nder të respektoj cdo republikan dhe demokrat që më ka votuar.

Kam pas nderin dhe kënaqësinë të kem pasur lider Sabri Godon i cili njerëz gojëlig si ty i neveriste.

Kam pasur dhe e kam për nder të kem punuar me Sali Berishën që e bëri Shqipërinë vënd anëtarë të NATOs.

Kam qënë dhe ngelem besnik i PR dhe aleat i PD jo si ty që shkon në cdo hu për të mbajt pushtet dhe shkatërruar Shqipërinë.

Sjam bërë e nuk bëhem pjesë e pazarit tënd për të hequr votat e të djathtës sic bën ti me pelivanë të politikës.

Lojën tënde të pistë për të vjedhur zgjedhjet mund dhe duhet ta ndal vetëm një opozitë e bashkuar dhe cdo njeri që nuk i bashkohet pazarit të fëlliqur që ti bën cdë ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat