“Gjiknuri duhet të ishte para drejtësisë”, Shehaj: Rama u paraqet njerëzve grupin e skuadrës së korrupsionit

Shqipëria

“Gjiknuri duhet të ishte para drejtësisë”, Shehaj: Rama u paraqet njerëzve grupin e skuadrës së korrupsionit

Më: 9 mars 2021 Në ora: 22:43
Agron Shehaj

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, thotë se Shqipëria në tetë vite është qeverisur nga një qeveri, e cila sipas tij është thellësisht e korruptuar.

I pranishëm në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, z. Shehaj thotë se Partia Socialiste në listat e kandidatëve për deputetë u ka prezantuar shqiptarëve një skuadër korruptive.

“Kemi të bëjmë më një kryeministër që ka qeverisur në mënyrë thellësisht korruptive për tetë vjet. Ai u paraqet njerëzve grupin e skuadrës së korrupsionit, nuk i vendos në krye, por nga mesi dhe e kamuflon dhe u thotë njerëzve se në Vlorë mos shikonin Gjiknurin, i cili minimalisht sot duhet të ishte para drejtësisë. Kemi të bëjmë me një lojë”, tha ai.

Ai konkretisht foli për qarkun e Durrësit, ku shtoi se PS-ja ka vendosur tre individë që janë të lidhur me krimin e organizuar.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike thotë se PS-ja i ka zgjedhur këta emra në Durrës për vetë faktin se i duhen të ushtrojnë presion mbi zgjedhësit.

“Ka të paktën tre individë, që janë të lidhur me krimin e organizuar dhe kanë dalë në përgjime. Duhen në Durrës, sepse PS rrezikon një disfatë elektorale dhe i duhen për të blerë vota dhe për të bërë presion mbi zgjedhësit", theksoi z. Shehaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat