Artan Hoxha tregon si u vra “i forti” i Durrësit në vitet ‘90: I çuan Miss-in me përmasa të kolme

Shqipëria

Artan Hoxha tregon si u vra “i forti” i Durrësit në vitet ‘90: I çuan Miss-in me përmasa të kolme

Më: 12 mars 2021 Në ora: 12:24
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka treguar tre gjërat që mund të zbulojnë një bos krimi në ditët e sotme.

I ftuar në emisionin “Roped with Olsi”, ai ka ndarë shumë detaje nga jeta e tij private deri te qyteti më i rrezikshëm në Shqipëri.

Ndër të tjera, gazetari u ndal edhe te detaji më i rëndësishëm për të zbuluar një kriminel, që është femra.

Ai tregoi historinë e një nga personazheve të njohur të botës së krimit, Marsel Sotirit, të cilit i krijuan një prit përmes një missi me forma të kolme.

“Tre gjëra ka për të zbuluar një bos krimi sot, po i kape mjetet e krimit, pra telefonin, po i gjete mjetet e lëvizjes, ai mund ta lërë makinë aty edhe për tetë muaj, po pas tetë muajsh do vij ta marri një ditë. Është i rrezikuar dhe sidomos po i kape shijet për femrat. Kam dekospiruar disa herë një hetim që është bërë për një rast në Durrës dhe është vrarë Marsel Sotiri. Ka qenë një nga personazhet më me emër në Durrës dhe grupi kundërshtar nuk kishte mundësi si t’i afrohej atij. E di, se çfarë i bën?

Ata e dinin që ai pëlqente femra të kolme dhe ja morën një miss nga një rreth dhe ja çuan. Ajo bënte plazh përpara lokalit që kishte Marseli. Edhe ky sa e pa u josh menjëherë nga ajo. Filloi ta çonte në shtëpi, krijoi një farë lidhje me të dhe ditën e fundit që po e çonte në shtëpi për ta shoqëruar deri në fund, për t’i dhënë atë puthjen, ai zbriste nga blindi donte diku te 3-4 metra dhe jo më shumë. Në atë moment sapo kanë përcjell missin në kthim e kanë vrarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat