Rama shtyu gazetaren, reagon Albana Vokshi: Ky është fundi i një politikani

Shqipëria

Rama shtyu gazetaren, reagon Albana Vokshi: Ky është fundi i një politikani

Më: 13 mars 2021 Në ora: 16:29
Edi Rama

Pas sjelljes anormale të kreut të qeverisë i cili shtyu një gazetra gjatë ditës së sotme ka reaguar ish deputeteja demokrate Albana Vokshi.

“Të prekësh me dorë një gazetar është fundi për një politikan”, thuhet ne ragimin e ish deputetes.

Ja reagim i ish-Kryetares se Komisionit te Medias Albana Vokshi.

Të prekësh me dorë një gazetar është fundi për një politikan. Sjellja e sotme e Edi Ramës si e një të forti rruge me gazetaren Edona Haklaj, tregon fundin e tij edhe si njeri. Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë aktin e dhunshëm të Edi Ramës kundër gazetares së re.

Prej 23 vitesh në politikë, Edi Rama ka dhënë prova të shpeshta se ai nxit dhunën verbale dhe fizike ndaj grave dhe kundërshtarëve politikë

Ky kryeministër brutal, si në jetën personale, edhe atë politike i ka përdorur gratë vetëm për fasadë. Pas fasadës, është një politikan i rrezikshëm për gazetarët, për median, për gratë dhe për shoqërinë. Ky model do të marrë fund më 25 Prill me votën e çdo shqiptari që do një kryeministër normal dhe të qytetëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat