Grida Duma takim me banorët e fshatit në Kavajë: Shteti ka 8 vite që nuk është parë këtu

Shqipëria

Grida Duma takim me banorët e fshatit në Kavajë: Shteti ka 8 vite që nuk është parë këtu

Më: 13 mars 2021 Në ora: 18:14
Grida Duma

Grida Duma ka pasur pasditen e së shtunës një takim me banorë të fshatit Bago në Kavajë. Duma u shpreh se shteti ka tetë vite që nuk është parë të “shkelë” në këtë fshat të Kavajës.

Banorët u shprehën se nuk ka as drita, as ujë, e as rrugë.

“Shtetin nuk e njohim, ka 8 vite nuk kemi parë asnjë të shkelë këtu. Nuk kemi asgjë as drita, as ujë, as rrugë… asgjë! Vetëm na kërkohet t’i paguajmë shtetit dhe nga ana tjetër skemi bukë. Duhet të zhduket Rama një orë e më parë është e pamundur mbijetesa.”

Grida Duma u shpreh se Partia Demokratike do të realizojë financim për infrastrukturën bujqësore në 50 milion Euro çdo vit. Po ashtu, sipas saj, PD do të mbështesë direkt me para në dorë për çdo dynym toke të kultivuar dhe krerë në blegtori.

“Partia Demokratike do të realizojë financim për infrastrukturën bujqësore në 50 milion Euro çdo vit. Partia Demokratike do të mbështesë direkte me para në dorë për çdo dynym toke të kultivuar dhe krerë në blegtori. Do të realizohet ulje e shpenzimeve të fermerëve për mekanikën bujqësore, pajisjet, plehrat kimike, farërat, fidanët, racat e kafshëve, produktet e mbrojtjes se bimëve. Ju garantoj se Shqipëria Fiton me dt 25 prill,” u shpreh drejtuesja politike e PD për Rrogozhinën dhe Kavajën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat