‘Zullumqarët e rilindjes do ta paguajnë’/ Paloka me kandidatët në Sukth: I janë gjendur pranë banorëve

Shqipëria

‘Zullumqarët e rilindjes do ta paguajnë’/ Paloka me kandidatët në Sukth: I janë gjendur pranë banorëve

Më: 13 mars 2021 Në ora: 21:58
Edi Paloka

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Durrësit Edi Paloka, ka prezantuar kandidatët zonja Manjola Luku dhe z. Erzen Laçi, në zonën e ish-komunave Rrashbull, Katund i Ri, Sukth, Manze dhe Ishem.

‘Qëllimi është një dhe i qartë; ta rikthejmë këtë zonë në rezultatet e dikurshme për PD! Fitorja nuk është në diskutim! Zullumqarët e “rilindjes” që vijnë vërdallë natën për të blerë vota, me paratë që ju grabisin ditën po atyre banorëve, do të marrin atë që meritojnë shumë shpejtë duke filluar nga Çela e Çyrbja deri tek banditi më i vogël që i shërben atyre!’, shkruan Paloka në Facebook.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Sot beme prezantimin perpara drejtuesve te struktures, te kandidateve te PD qe do te mbulojne zonen e ish-komunave Rrashbull, Katund i Ri, Sukth, Manze dhe Ishem, te perfshira ne nje KZAZ. Nje zone qe historikisht ka votuar PD por qe ne 2017 pikerisht per kete arsye, ishte ne qender te manipulimeve dhe krimit elektoral nga “rilindja”.

Ne kete zone PD do te perfaqsohet me dy nga kandidatet qe jane mirepritur dukshem nga banoret e zones sepse jane nga ata qe ju gjenden gjithnje prane; zonja Manjola Luku dhe z.Erzen Laçi. Edhe une do te angazhohem vecanerisht ne kete zone, pavarsisht se si drejtues i qarkut kam detyrimin dhe do angazhohem ne gjithe qarkun!

Qellimi eshte nje dhe i qarte; ta rikthejme kete zone ne rezultatet e dikurshme per PD! Fitorja nuk eshte ne diskutim! Zullumqaret e “rilindjes” qe vijne verdalle naten per te blere vota, me parate qe ju grabisin diten po atyre banoreve, do te marrin ate qe meritojne shume shpejte duke filluar nga Çela e Çyrbja deri tek banditi me i vogel qe i sherben atyre! Me 25 prill #shqiperiafiton

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat