I ndërpresin kempin 7-vjeçares tetraplegjike, babai apelon për ndihmë: Bashkia s’më ka dhënë zgjidhje

Shqipëria

I ndërpresin kempin 7-vjeçares tetraplegjike, babai apelon për ndihmë: Bashkia s’më ka dhënë zgjidhje

Më: 17 mars 2021 Në ora: 10:05
Mentor Selimaj

Një ngjarje e trishtë u paraqit sot në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku Mentor Selimaj ka bërë thirrje për të ndihmuar vajzën e tij tetraplegjike, së cilës i është hequr ndihma ekonomike.

Gjatë bisedës në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, babai nga Kukësi u shpreh se është drejtuar në bashkinë e Kukësit, por nuk ka marrë zgjidhje.

“Kam shkuar dy herë tek njësia administrative. Më kanë thënë dil jashtë se është virusi. Kam marrë dhe kryetarin e Bashkisë, Safet Gjici, më ka thënë është virusi, nuk kemi çfarë bëjmë. Kam shkuar tek sigurimi social dhe atje më kanë thënë dil nga zyra se është virusi.”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai u shpreh se ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike dhe për rrjedhojë nuk mund të përballojë shpenzimet për të bijën.

Kryqi i kuq dega Kukës ka reaguar ndaj kësaj situate, dhe i ka ardhur në ndihmë familjes së Mentorit me disa ndihma ushqimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat