Pas sulmit nga kryeministri Rama, Luçiano Boçi përgjigjet: Vazhdon të luajë lojën e “telefonit të prishur” me video të prishur

Shqipëria

Pas sulmit nga kryeministri Rama, Luçiano Boçi përgjigjet: Vazhdon të luajë lojën e “telefonit të prishur” me video të prishur

Më: 21 mars 2021 Në ora: 16:41
Luçiano Boçi

Pas sulmit që i bëri kryeministri i vendit, kandidati i PD për Elbasanin Luçiano Boçi i është shprehur se kryeministri vazhdon lojën “telefonit të prishur” me video të prishur, siç e quan ai. Boçi ka mohuar sërish të ketë marrë telefonin e biznesmenit, ndërsa shton se Rama e di shumë mirë që Luca e ka vetë celularin.

“Grushtet janë përgjigja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës. Në 25 prill do marrësh një milion grushte”, shkruan ai.

Kujtojmë se Rama nga Elbasani ka komentuar përplasjen e Boçit me Gjergj Lucën, ku mori në mbrojtje biznesmenin, ndërsa e akuzoi demokratin se pasi e grushtoi i mori edhe telefonin.

Reagimi i plotë:

Rama vazhdon të luajë lojën e “telefonit të prishur” me video të prishur!

Telefonin tim e quan të Llucës.

E thotë, kur e di shumë mirë, po shumë mirë ama, që Luca e ka vetë telefonin.

Është siguruar 1000 herë për këtë.

Të bënte vaki ta kisha unë atë tel dhe të  mund të publikoja ç’mund të kishte ai brenda, nuk do bënim zgjedhje fare.

Kushedi ku do përfundonte Rama!?

Grushtet janë përgjigja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës.

Në 25 prill do marrësh një milion grushte!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat