Humbi jetën nga Covid-19, Meta dekoron me “Nderi i Kombit” Gjeneral Brigade Ndriçim Sallaku

Shqipëria

Humbi jetën nga Covid-19, Meta dekoron me “Nderi i Kombit” Gjeneral Brigade Ndriçim Sallaku

Më: 21 mars 2021 Në ora: 22:02
Ilustrim

Presidenti i Republikës Ilir Meta i akordon Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku, i ndarë nga jeta pak ditë më parë në moshën 55-vjeçare pas betejës me Covid-19.

Sipas kreut të shtetit, dekorimi bëhet në vlerësim ndaj veprës së çmuar e të gjithanshme si një ushtarak model dhe i shkëlqyer karriere, për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe me mirënjohje shtetërore për vlerat atdhetare e njerëzore, që shpalosi gjatë veprimtarisë së tij akademike dhe shkencore.

Ilir Meta: Në vlerësim të veprës së çmuar e të gjithanshme si një ushtarak model dhe i shkëlqyer karriere, për modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe me mirënjohje shtetërore për vlerat atdhetare e njerëzore, që shpalosi gjatë veprimtarisë së tij akademike dhe shkencore, si dhe ndaj kontributit të qenësishëm në zhvillimin, lartësimin dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të ushtarakëve tanë në uniformë, duke u shërbyer me dinjitet dhe krenari demokracisë e vlerave të paqes në radhët e Aleancës së NATO-s, pata privilegjin t’i akordoj sot Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Gjeneral Brigade Ndriçim Sallakut.

I paharruar kujtimi i Tij dhe vepra e ndritur, që i la trashëgim Forcave tona të Armatosura!

Gjenerali 55-vjeçar, Ndriçim Sallaku, tre vite më parë, më 15 mars të 2018-s mori detyrën e komandantit të Komandës Mbështetëse, detyrë që e mbajti deri në ditën e fundit të jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat