Grida Duma flet për fizikun e saj: Ushtroj me gira kur ndjek emisionet politike, përpiqem të ushqehem mirë

Shqipëria

Grida Duma flet për fizikun e saj: Ushtroj me gira kur ndjek emisionet politike, përpiqem të ushqehem mirë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 21:16
Grida Duma

Kandidatja për deputete, nën siglën e Partisë Demokratike, Grida Duma, sot pa hezitim u është përgjigjur pyetjeve të qytetaëve, pa hezitim.

E pytetur se, çfarë bën që është në një formë kaq të mirë fizike, Duma e ftuar në emisonin “Rudina”, ka thënë se kujdeset për pamjen, ushqimin, veshjen dhe përpiqet që të bëjë aktivitet fizik çdo ditë.

Më tej, ajo ka thënë se kur ndjek emisionet, ku në fokus janë temat politike, ushtrohet me 2-3 girat që ka në shtëpi.

Qytetarja: Je një grua shumë e bukur, cila është rutina jote që rri gjithmonë në formë?

Grida Duma: Mendoj që mirëmbajtja është e domosdoshme dhe nuk ka arsye pse ta themi ndryshe. Nuk është se përpiqem aq shumë sa duket në një farë mënyre, por ia kam marrë pak dorën e të shfaqurit në television dhe kujdesit që duhet përpara se të vish në media dhe kjo ndoshta jep përshtypjen që është shumë. Me vite fillon mëson të bësh disa veprime të cilat në jetë të ndihmojnë. Të hash gjithë ditën nga pak, të mbash peshën trupore, të veshësh gjëra njëngjyrshe sepse kurrë nuk gabohet dhe të përpiqesh të bësh një aktivitet fizik rreth 30 minuta në ditë, të cilën gjatë fushatës unë e bëj duke ecur, por para fushatës unë e bëj edhe duke ndjekur emisionet politike, bëj me 2-3 gira në shtëpi 40-45 minuta në ditë, ia këshilloj të gjithëve. Ndryshimi i ushqimeve, nuk duhen ngrënë të njëjtat ushqime gjithë kohës. Nëse ushqehesh me të njëjtat gjëra, trupi ngec nuk metabolizohet më, kështu që unë filloj ndryshoj gjëra.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat