Ndizen motorët e fushatës zgjedhore, Rama publikon videomesazhin, aktori Robert Ndrenika: Jemi vetëm në gjysmën e rrugëtimit tonë

Shqipëria

Ndizen motorët e fushatës zgjedhore, Rama publikon videomesazhin, aktori Robert Ndrenika: Jemi vetëm në gjysmën e rrugëtimit tonë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 09:51
Edi Rama

Partitë politike ndezin sot zyrtarisht motorët e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh, ku personazhi kryesor dhe narratori është aktori i mirënjohur Robert Ndrenika, i cili mes të tjerash thotë se “jemi vetëm në gjysmën e rrugëtimit tonë”. Ai ndër të tjera flet dhe për Teatrin për të cilin thekson se “do ngrihet aty ku ishte por shumë herë më funksional dhe shumë herë më i bukur nga sa ishte”. 

“Teatri ishte një vend që gjallëronte. Teatri ishte pasioni ynë, ishte shtëpia ime, shtëpia juaj dhe e të gjitha familjeve tona, por tani boshatisja e tij tregon vuajtjet tona në këto kohë që shfaqjet janë ndaluar. E di që këtu do shohim përsëri shfaqje. Jo vetëm këtu por edhe në Teatrin e ri kombëtar që do ngrihet aty ku ishte por shumë herë më funksional dhe shumë herë më i bukur nga sa ishte. Dhe jemi vetëm në gjysmën e rrugëtimit tonë.

Vështirësitë që kaluam nuk na thyen dot, përkundrazi na bashkuan na sollën më pranë njëri-tjetrit.

Ndjemë nevojën për të ndihmuar ata që ishin më shumë në vështirësi, na kanë bërë më të fortë ato vuajtje.

E megjithatë akti ynë i dytë s’ka ardhur ende. E ardhmja jonë është plot shpresë.

Akti i dytë është vizioni i një Shqipërie më të mirë në një ekonomi më të fortë, me paga më të larta, me turizëm që lulëzon, më shumë mundësi për rininë, përkujdesje për të pamundurit dhe njerëzit në ,nevojë një jetë më të mirë për të gjithë ne, është koha që punët e nisura ti shpiem deri në fund.

Të ardhmen që meritojmë kemi filluar ta prekim, së bashku do vallëzojmë sërish, do këndojmë sërish, do ngrihemi përsëri më të fortë se më parë. Nuk ka kohë për pushim,
Shqipëria është e ardhmja jonë”, thuhet në videomesazh.

Në ditën e parë të ndeshjes zgjedhore, siç e ka quajtur vetë, Rama shkruan krahas videos:

“MIRËMËNGJES?dhe për hajër të gjithëve bashkë, për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë, të ardhmen tonë??

*Dita e Parë e ndeshjes zgjedhore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat