Babai tregon me lot në sy telefonatën e fundit, ende asnjë shenjë jete nga i riu që hyri në magazinë për të shuar zjarrin

Shqipëria

Babai tregon me lot në sy telefonatën e fundit, ende asnjë shenjë jete nga i riu që hyri në magazinë për të shuar zjarrin

Më: 25 mars 2021 Në ora: 14:26
Babai i Arjanit

Kanë kaluar 20 orë dhe i riu Arjan Sala ende nuk është gjetur, pas zjarrit të rënë në një magazinë tek zona e njohur si “Casa Italia”.

Së fundmi me lot në sy, babai i Arjanit tregon se telefonatën e fundit me të birin e kishte ditën e djeshme, ku ai sapo kishte marrë turnin e punës.

Ai ka bërë apel që të ndërhyhet me çdo mundësi për të kërkuar të birin që u fut brenda magazinë për të shuar flakët që kishin rënë.

“Ça është ajo ashtu ka dy ditë që kërkoj djalin këtu brenda. Ti fute oksigjeni brenda. Çfarë është kjo është zjarrfikëse apo çfarë është. Ku është prokuroria. E kam telefonuar në orën 2. Kur ka shkuar dje në punë.” ka thënë babai i 33-vjeçarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat