Drejtuesi politik i PD në Kukës takim me shoqatën e familjeve të përmbytura nga HEC i Fierzës

Shqipëria

Drejtuesi politik i PD në Kukës takim me shoqatën e familjeve të përmbytura nga HEC i Fierzës

Më: 26 mars 2021 Në ora: 17:01
Foto nga takimi

Drejtuesi politik i PD në Kukës, Flamur Hoxha ka takuar përfaqësues të shoqatës së familjeve të përmbytura nga HEC i Fierzës.

Hoxha thotë se qeveria e Bashës do i mbështesë këto familjve për një zgjidhje përfundimtare, dhe angazhimi është brenda dy viteve.

Kreu i shoqatës, Sherif Kastrati kërkoi zgjidhje e cila mungon prej 30 vitesh për qeranë e munguar të tokës dhe rentën energjitike.

‘‘Shpreh angazhimin tim personal për mbështetjen e tyre në parlament dhe të qeverisë Basha për një zgjidhje përfundimtare me ligj njëherë e përgjithmonë të këtij problemi të mbartur ndër vite, brenda dy viteve të para të qeverisë Basha’’-tha zoti Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat