A do të votojnë ata me Covid? Kume: Ligji nuk e lejon, por palët të ulen të ndryshojnë Kodin

Shqipëria

A do të votojnë ata me Covid? Kume: Ligji nuk e lejon, por palët të ulen të ndryshojnë Kodin

Më: 26 mars 2021 Në ora: 17:58
Kristaq Kume

Në një intervistë, eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume u shpreh mundësitë që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme këtë 25 prill janë më të mëdha.

Ai tha se duke qenë se ligji është ashpërsuar në lidhje me vjedhjen e votës vështirësohet edhe fenomeni i vjedhjes dhe i tjetërsimit të votës.

Kume: Do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëse forcat politike do të kenë vullnetin për respektuar ligjin. Po ashtu një gjë e tillë duhet të bëhet nga administrata, si dhe organet ligjzbatuese. Mundësitë për të pasur zgjedhje demokratike janë më të mëdha sepse kemi një ligj zgjedhor që ngushton hapësirat  për përdorime dhe krijon kushte për plotësimin e standarde. Është shumë e vështirë që të bëhen abuzime sikurse kanë ndodhur më parë, për sa kohë ligji parashikon identifikimin e zgjedhësve dhe kur KQZ-ja do të jetë e monitoruar online nga kamerat.

Duke qenë se ligji është ashpërsuar në lidhje me vjedhjen e votës, sigurisht që vështirësohet edhe fenomeni i vjedhjes dhe tjetërsimit të votës. Kryefjala e gjithë këtij procesi është zbatimi i asaj që është shkruar në ligj. Për mua partitë duhet të ishin shumë më të kujdesshëm lidhur me kandidatët me problematike që janë futur në lista. Nëse ky proces do ë ishte bërë me një konsultim ose me primare në parti, do të kishim shumë pak situata si kjo që ndodhin tani. Ligji për dekriminalizimin është një ligj shumë i fortë, dhe është një mundësi e madhe për të mos në kuvend njerëz me rekorde kriminale. Verifikimi i thelluar i kandidatëve, tregon se gjëja po funksionon dhe kështu do të kemi sa më pak situata si më parë, me heqje mandatesh.

Referuar votimit në shtëpi për ata që janë të infektuar me Covid, Kume theksoi se ligji nuk e lejon aktualisht, por mund të zgjidhet mes palëve duke ndërhyrë në kodin zgjedhor.

Kume: KQZ-ja nuk është shprehur se nuk ka për ta trajtuar çështjen e votimit të atyre personave që janë të infektuar me Covid. Prandaj duhet pritur sepse këto procedura kanë nevojë për kohë. Shpresoj që KQZ-ja të ndërtojnë mekanizma për këtë situatë. Ndërsa mundësi për të votuar për ata që janë në karantinë, është një problem që nuk zgjidhet dot nga KQZ-ja, sepse ndryshojnë procedurat e votimit. Nëse dikush nuk voton sepse është i karantinuar dhe nëse partitë duan t’i japin një zgjidhje jo KQZ, ne do të krijojmë një handikap si shoqëri që s’ka pse të krijohet në këto zgjedhje. Duhet që partitë të ulen në Këshillin Politik dhe të bien dakord për ndryshime zgjedhore në Kod dhe të kalohet në Kuvend. Kutia lëvizëse, pra të votosh në shtëpi, është e pamundur me këtë ligj që kemi, por mundësi kemi për ta zgjidhur këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat