Rama inspekton punimet në lagjen rezidenciale në Fushë – Krujë, ku do të strehohen qytetarët e prekur nga tërmeti

Shqipëria

Rama inspekton punimet në lagjen rezidenciale në Fushë – Krujë, ku do të strehohen qytetarët e prekur nga tërmeti

Më: 27 mars 2021 Në ora: 15:53
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar këtë të shtunë kantierin e punimeve në Fushë – Krujë, ku po ndërtohet një lagje me 128 shtëpi, për personat që humbën banesën për shkak të tërmetit të 26 nëntorit të 2019-ës.

Po ashtu, në këtë hapësirë, do të ndërtohen edhe 15 pallate.

Kryeministri Rama, gjatë inspektimit të punimeve tha se 128 shtëpitë do të përfundojnë brenda muajit maj, ndërsa 15 pallatet do të jenë gati për në vjeshtë.

“Punë e bukur shumë. Duhet bërë një strukturë me Bashkinë e Krujës, me sektorin e strehimit, duhet njëherë një strukturë menaxhimi, administrimi, të gjitha lagjet. Duhet vendosur një administrator për të gjithë pjesët që kanë të bëjnë me detyrimet e përbashkëta. Këtu është gjithë parqe, ka një zonë sportive më duket. Në maj përfundon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat