Presidentja KE-së zbulon detaje nga biseda me Ramën: Jemi pranë partnerëve në Ballkanin Perëndimor!

Shqipëria

Presidentja KE-së zbulon detaje nga biseda me Ramën: Jemi pranë partnerëve në Ballkanin Perëndimor!

Më: 27 mars 2021 Në ora: 17:01
Ursula von der Layen

Pas bisedës telefonike të zhvilluar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Layen.

Në një postim në Tëitter, Ursula von der Layen ka zbuluar se vaksinat që do t’i jepen rajonit tonë do të shpërbejnë për vaksinimin e punonjësve shëndetësor dhe qytetarëve në nevojë.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me Edi Ramën për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Komisioni Europian për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë.

Së bashku do të kapërcejmë pandeminë”, shkruan von der Layen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat