“Ka disa ndryshime të vogla”, Fico flet për gjendjen e Covid në Shqipëri: I vetmi numër në rritje është...

Shqipëria

“Ka disa ndryshime të vogla”, Fico flet për gjendjen e Covid në Shqipëri: I vetmi numër në rritje është...

Më: 31 mars 2021 Në ora: 16:19
Albana Fico

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, u shpreh ditën e sotme se indikatorët që sjellin për dy javët e fundit janë në rënie.

“I vetmi numër në rritje është numri i bashkive, mesatarisht 43 në javë dhe kjo është sidomos në bashkitë e vogla.

Mesatarja javore e pacientëve të shtruar në spital ka pësuar ulje, mesatarisht 16 në 11 në terapi intensive. Numri i të intubuarve ka pësuar ulje. Një numër më i pakët është ai i vdekjeve, që në 70 nga 92.

E rëndësishme është të kuptojmë se kjo lloj situate, në krahasim me çfarë vlerësuam herën e kaluar, ka disa ndryshime të vogla, por në tërësinë e vet mbetet me numra të kontrolluar, por akoma delikate. Në këtë javë kemi edhe një shkak për tu ndjerë më mirë, pasi është fillimi i fushatës së vaksinimit”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat