A vendos Rama fatin politik të figurave në PS? Si përgjigjet zv.kryeministri Erion Braçe

Shqipëria

A vendos Rama fatin politik të figurave në PS? Si përgjigjet zv.kryeministri Erion Braçe

Më: 31 mars 2021 Në ora: 21:51
Erion Braçe

Klima e brendshme politike në Partinë Socialiste ishte një ndër çështjet, e cila u diskutua në studion e “Ilva Now” më Euronews Albania.

Kritikat e bëra nga ish-figura të PS, për kryeministrin Edi Rama se ai është personi, që vendos për karrierën politike për figurat, të cilat aderojnë në këtë parti.

Zëvëndëskryeministri Erion Braçe tha se kjo gjë nuk është e vërtetë, por shtoi se çdokush në Partinë Socialiste është vlerësuar për kontributin që ka dhënë.

“Ndërprerja e karrierave nga një individ? Unë që jam brend PS, që i kam dëgjuar të gjitha deri tek mbledhja e fundit e Shtabit Elektoral të PS dhe më gjerë se sa aq dhe kryesisë nuk më rezulton kjo gjë. Që ka vendim për ndërprerja të karrierave individuale, por ka vlerësim për punën e gjithsecilit në PS, parlament apo në territorin që mbulon si drejtues politik. Vlerësimin e bën Kryesia e PS. Drejtuesit politikë të qarqeve, kryetarët e PS në ato territore, që janë pyetur dhe janë konsultuar vazhdimisht”, tha ai.

Pyetur nga gazetarja Ilva Tare se cili është profili i një socialisti të thjeshtë në Shqipëri, numri dy i qeverisë, Erion Braçe bëri këtë koment:

“Për mua, siç e kam parë dhe mendoj unë, një socialist është një pjesë e një komitetit të vogël, komuniteti që ka fuqi, zë, por që ka nevojë për më shumë se sa kaq, që ka nevojë edhe për më shumë sesa kaq, ka nevojë për një përfaqësim të denjë. Për mua socialisti është një punëtor, pavarësisht se ku punon”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat