Humbja e gjyqit 110 mln euro me Becchettin, çudit Rama, akuzon presidentin dhe opozitën: Të neveritshëm

Shqipëria

Humbja e gjyqit 110 mln euro me Becchettin, çudit Rama, akuzon presidentin dhe opozitën: Të neveritshëm

Më: 2 prill 2021 Në ora: 22:26
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me gjyqin që Shqipëria humbi ndaj sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, ndërsa i ka kthyer dhe një përgjigje presidentit Ilir Meta.

Në një postim në Twitter Rama e cilësoi reagimin e Metës të neveritshëm.

Sipas Ramës, Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon.

Mes të tjerash ai thekson se gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat