A ndikon në marrëdhëniet me SHBA fakti që Shqipëria ka pranuar vaksinat kineze dhe ruse? Përgjigjet Palmer

Shqipëria

A ndikon në marrëdhëniet me SHBA fakti që Shqipëria ka pranuar vaksinat kineze dhe ruse? Përgjigjet Palmer

Më: 7 prill 2021 Në ora: 10:39
Matthew Palmer

Kryeministri Edi Rama fushatë lidhur me këto zgjedhje e ka mbështetur kryesisht tek procesi i vaksinimit. Por, në këtë proces, janë përdorur sasi të mëdha vaksinash nga Kina ose Rusia.

Lidhur me këtë çështje është pyetur edhe Zv.ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer nëse përbën kjo një shqetësim gjeopolitik për SHBA.

Ndërkohë nga ana e tij Palmer është shprehur se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar që të ketë akses në vaksina kudo në botë. Megjithatë ai ka shtuar se SHBA me prioritet ku edhe ka vendosur mekanizma financiar ka dy aleancat Covax dhe Gavi.

ZV/NS Palmer: Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar që të ketë akses në vaksina kudo në botë. Ne kemi zgjedhur ta bëjmë këtë kryesisht dhe në radhë të parë përmes mekanizmave shumëpalëshe si COVAX, GAVI. Këto janë mekanizmat në të cilat Shtetet e Bashkuara kanë vendosur burimet tona financiare dhe, deri tani, kemi kontribuar 2 miliardë dollar. Kemi 2 miliardë të tjerë në proces, pra një total prej 4 miliardë dollar në përkushtimin ndaj kësaj përpjekjeje. Kjo po fillon të jape fryte. Po shihni vaksinat të arrijnë, jo vetëm në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, me anë të COVAX, GAVI, por në fakt në të gjithë botën nëpërmjet kësaj përpjekjeje.

Reklamë

Mendoj se kinezët, dhe sidomos rusët, kanë zgjedhur të luajnë një lloj diplomacie vaksinash ku e përdorin aksesin në vaksina si një lloj instrumeti politik. Sinqerisht e shoh pak të çuditshme. Mendoj se secili vend duhet të bëjë më të mirën që mundet për t’u siguruar që kujdeset për shëndetin publik të qytetarëve të vet. Dhe kjo do të thotë të shohësh mirë se çfarë vaksinash janë të dispozicion dhe të aksesueshme, duke parë të dhënat, duke vendosur si vend i pavarur, si qeveri, nëse të dhënat mbështesin miratimin e një vaksine të caktuar apo jo. Do të ketë disa dallime pikëpamjesh për këtë në varësi të standardeve që përdoren.

Dhe pastaj, brenda këtij kuadri të sigurimit të përfitimeve maksimale për shëndetin e qytetarëve të tyre, të marrin vendime se cilat vaksina të miratohen, si të sigurohen ato vaksina, dhe nëse duhet punuar me anë ndërmjetësish apo drejtpërdrejt me kompanitë nëpërmjet COVAX dhe GAVI apo nëpërmjet mekanizmash të tjerë dhe të bëhet çdo gjë që mundet që qeveria të ofrojë vaksina të mjaftueshme për të ulur kurbën dhe kontrolluar pandeminë. Të gjithë po e bëjmë këtë. Shtetet e Bashkuara po e bëjnë. Vendet europiane po e bëjnë. Vendet e Ballkanit Perëndimor po e bëjnë. Shqipëria po e bën.

Mendoj është diçka normale. Përzierja e përshtatshme e vaksinave është diçka që varet vërtet nga qeveria shqiptare, nga autoritetet kompetente në Tiranë që ta përcaktojnë. Shtetet e Bashkuara janë aty në partneritet me Shqipërinë dhe të gjithë botën. Dhe mekanizmi ynë kryesor është COVAX.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat